Superliga rikthehet me dy ndeshje interesante

Superliga rikthehet me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës rikthehet me dy ndeshje interesante, që luhen në Drenas e Suharekë. 

Në kuadër të xhiros së 22-të, Feronikeli ‘74 i bën konak Dukagjinit.

Nikli hyn në këtë ndeshje pasi e humbi paraprakën në tavolinë ndaj Ballkanit, pasi fillimisht ishte mbyllur 1-1. Shkak për këtë u bë aktivizimi i lojtarit Lavdim Zumberi, i cili nuk ishte i regjistruar në TMS. 

Në anën tjetër, Dukagjini herën e fundit barazoi pa gola me Gjilanin. 

E ky i fundit udhëton për në Suharekë, për t’u përballur me klubin me po të njëjtin emër. 

Suhareka xhiron e kaluar u mposht 2-0 nga Drita në Gjilan.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Related Articles