“Bisedimet me SHBA-në nisën në mënyrë konstruktive”, edhe Rubio optimist

“Bisedimet me SHBA-në nisën në mënyrë konstruktive”, edhe Rubio optimist

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, ka dhënë një përditësim mbi takimet SHBA-Ukrainë që po zhvillohen aktualisht në Arabinë Saudite.

“Takimi me ekipin amerikan filloi në një mënyrë shumë konstruktive, ne po punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai në Telegram.

Ndërkaq, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marko Rubio, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të BBC-së se çfarë pret nga bisedimet e sotme, ai shkurt tha: “Do të jetë mirë”.

Yermak, përpara se të hynte brenda në takim, tha se do ta kërkojnë ende atë garanci sigurie, por shtoi se sot ka të bëjë shumë më tepër me një proces konstruktiv se si të shkohet drejt armëpushimit.

Bisedimet vijnë pas një nate kur Rusia thotë se Ukraina nisi një “sulm masiv” me dronë gjatë natës në Moskë dhe rajonin përreth. Zyrtarët rusë kanë thënë se nga ky sulm kanë vdekur dy persona.

Related Articles