Policia konfirmon aksionin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë të Jugut, jep detaje

Policia konfirmon aksionin në Mitrovicën e Veriut dhe në atë të Jugut, jep detaje

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna, raporton Gazeta “Enigma”.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësit Baki Kelani i cili theksoi se operacioni ka të bëjë me luftimin e kontrabandimit të armëve dhe municionit.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë” – ka thënë ai.

Detaje të tjera ende nuk dihen.

Related Articles