Qeveria e Republikës së Kosovës sot (e mërkurë) ka marrë vendimet e reja për masat anti-Covid.
Sa i përket sportit, nëpër stadiume e hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30 përqind të kapacitetit.
Kurse, në hapësirat garuese në ambiente të mbyllura do të lejohet prania e shikuesve deri në 15 përqind të kapacitetit.
Këto vendime janë në fuqi që nga dita e sotme.