Osmani takon ministra të Jashtëm nga gjashtë shtete gjatë vizitës së saj në Antalia

Osmani takon ministra të Jashtëm nga gjashtë shtete gjatë vizitës së saj në Antalia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia, ku ka zhvilluar takime me homologë dhe me ministra të Jashtëm shteteve të ndryshme, ku temë kyçe diskutimi ishte thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike, raporton Gazeta “Enigma”.

”Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré”, ka njoftuar ajo.

Tutje presidentja ka deklaruar se “të gjitha këto takime ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë. Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja”.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë”, ka përfunduar Osmani. /Gazeta Enigma/

Related Articles