Llapi kalon në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, mposht për të dytën herë Drenicën 

Llapi kalon në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, mposht për të dytën herë Drenicën 

Llapi ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 2-0 si mysafir në “Bajram Aliu”, në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës. 

Llapjanët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë me të njëjtin rezultat, duke kompletuar kështu  kalimin në finale me dy fitore. 

Edhe përkundër rasteve në pjesën e parë nga të dy skuadrat, shifrat nuk ndryshuan. 

Me të filluar pjesa e dytë, gjegjësisht në minutën e 66-të, Llapoi kaloi në epërsi me golin e të talentuarit Arianit Hasani i cili përfitoi nga asistimi i Elvir Gashijanit për 1-0. 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, me Hasanin që shënoi sërish në minutën e 77-të, kësaj radhe me asistimin e Ardit Tahiriti. 

Pjesa e mbetur nuk solli gola dhe Llapi do ta kërkojë Evropën përmes finales së Kupës së Kosovës.

Llapi tani pret finalistin tjetër, nga ndeshja Prishtina – Drita, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me prishtinasit që kanë epërsi prej 1-0 nga përballja e parë.

Related Articles