Një burrë i moshës 84-vjeçare, mbrëmjen e sotme, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në Pejë, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull i lindur me 1941″, ka thënë Rugova.
Sipas tij, me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.