Analisti politik, Azdren Shala, ka thënë se dy deputete të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të gatshme të votojnë Qeverinë Kurti.
Ai shton se votimi i fshehtë që u propozua sot në seancën e nëntë konstituive të Kuvendit të Kosovës, i mbron ato të mos linçohen publikisht.
“Sipas një burimi të besueshëm që unë e kam, s’e di se a është krejt i saktë, por është shumë i besueshëm, dy deputete të LDK-së janë gati ta votojnë Qeverinë Kurti. Votimi i fshehtë i tyre i mbron nga linçimi publik”, u shpreh ai në “Rubikon”.