LDK-ja thërret mbledhje pas ftesës për koalicion nga LVV

LDK-ja thërret mbledhje pas ftesës për koalicion nga LVV

LDK-ja ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar pas letrës që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar për koalicion. 

Kështu ka bërë të ditur deputeti Arben Gashi. 

Ai ka thënë se shefja e grupit, Hykmete Bajrami, i ka ftuar në një takim. “Paska shkruar Hykmejta, ‘nëse jeni afër hajdeni në grup’, tani po shkoj”, ka thënë Gashi në një deklarim për gazetarë. 

“Gabimet politike që i ka bërë Albin Kurti janë në vazhdimësi, janë të përsëritura, por në fund të fundit ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje … qoftë edhe për t’i thënë Kurtit ti i ke 48 deputetë, vazhdo ose tërhiqu nga mundësia e formimit të Qeverisë”, ka thënë Gashi, duke shtuar se ulja në tavolinë nuk do të thotë as koalicion e as refuzim, por diskutim.

Related Articles