19 vjeçari plagos motrën

19 vjeçari plagos motrën

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” e ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai tashmë është arrestuar.

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.”

Policia njofton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima, pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra.”

Në njoftim thuhet se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Related Articles