Pas zgjedhjeve të djeshme në Shqipëri, deri më tash janë numëruar më shumë se 28 përqind e kutive të votimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar votat në 1 mijë e 477 kuti nga 5225 në total, teksa Partia Socialiste ka arritur të marrë 53 përqind të votave. Më pastaj radhitet PD 34 përqind, PSD 4 përqind.
Deri tani, PS ka arritur të marrë më shumë deputet në 10 qarqe të vendit, vetëm në Shkodër dhe në Kukës, PD-ja është në avantazh.
Më poshtë gjeni ndarjen e mandateve për secilin qark: