Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.
Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
Bëhet e ditur se ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës, në orën 15:45.
Ajo do të takohet gjithashtu me Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.
Kjo është vizita e dytë e shefes së diplomacisë evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor.