Kurti i thur lëvdata ALPEX-it: Një ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën

Kurti i thur lëvdata ALPEX-it: Një ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Bursa Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) është “një ëndërr e kamotshme e realizuar për Kosovën”, përkundër se çmimi mesatar i energjisë së blerë për dje ishte 64.55 Euro për MWh, ndërsa sasia e blerë për sot është kontraktuar me çmim 86.75 Euro për MWh.

“Dje dhe sot, përmes ALPEX-it, KEK ka siguruar energjinë për konsumatorët në tregun e hapur me çmime konkurruese dhe transparente. ALPEX është gjithashtu një hap i rëndësishëm drejt integrimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës në tregun evropian që parashihet të realizohet në vitin 2030”, u shpreh Kurti.

“ALPEX është mekanizmi përmes të cilit tregu energjetik në të dy anët e kufirit bashkohet, e komplementariteti mes kapaciteteve tona energjetike shfrytëzohet më së miri. ALPEX është themeluar më 1 shkurt 2024. Ai është një treg që operon me rregullat më rigoroze e standardet më të larta të Evropës, ku gjithçka është transparente e çdo transaksion lë gjurmë të pashlyeshme”, shtoi kryeministri në detyrë.

Related Articles