Ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca si zakonisht nisi me vonesë dhe përfundoi shumë shpejt e pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.
Në seancë ishin të pranishëm 74 deputetë dhe 39 prej tyre votuan për. Kundër s’kishte dhe abstenim jo.
Seanca e sotme u mbajt në mbrëmje për shkak se u shty pas një alarmi të rrejshëm për bombë që çoi në evakuimin e deputetëve dhe stafit të Kuvendit.
Seanca e ardhshme pritet të mbahet të hënën.