Rrëmbehet një e mitur me të meta mendore në Deçan, dëshmitarët e shpëtojnë viktimën

Rrëmbehet një e mitur me të meta mendore në Deçan, dëshmitarët e shpëtojnë viktimën

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Deçan është rrëmbyer një e mitur me të meta mendore, raporton Gazeta “Enigma”.

Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur.

Policia tutje ka njoftuar se i dyshuari është në arrati ndërsa veturën e kanë gjetur dhe sekuestruar.

“Rr. Arben Hajdaraj –Shaptej, Deçan 15.08.2025-23:30. Pas marrjes se një informate për rrëmbim, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar ankuesin dhe dëshmitarin, të cilët kanë njoftuar se një i dyshuar i pa njohur  ka rrëmbyer me veturë të miturën me të meta mendore, e cila ishte në rrugë pranë shtëpisë së saj. Ankuesi se bashku me dëshmitarin i janë vënë pas veturës dhe kanë arritur ta ndalin dhe të marrin viktimën të cilën e kanë dërguar në shtëpi. I dyshuari është arratisur në drejtim të pa njohur. Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 km nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, e njëjta nuk ka pasur lëndime fizike sipas raportit të mjekut, por vetëm shqetësim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles