Aksident trafiku në Bregun e Diellit – Shtatë persona përfundojnë në QKUK

Aksident trafiku në Bregun e Diellit – Shtatë persona përfundojnë në QKUK

Mbrëmjen e së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku rreth orës 22:41 në Bregun e Diellit, në rrugën Enver Maloku, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia përmes raportit ka njoftuar se nga ky aksident shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në QKUK.

Rr. Enver Maloku, Prishtinë. 16.08.2025-22:41. Raportohet për një aksident trafiku mes dy veturave dhe dy motoçikletave, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje”, njofton Policia përmes raportit 24 orësh. /Gazeta Enigma/

Related Articles