Një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot të enjten.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar nga QMF-ja në Viti.
Derisa policia ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, hetimet veçse kanë nisur.
“Lidhur me rastin ekipi mjekësor nga QMF-Viti ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.