Rama: Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale në “Oktorberfest” në Gjermani

Rama: Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale në “Oktorberfest” në Gjermani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u deklarua rreth “Oktoberfest” në Gjermani, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se xhubleta shqiptare ka shkëlqyer të dielën me format e saj unikale në “Oktoberfest” që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale, për herë të parë në Oktoberfest, njëra nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unikale”, ka shkruar Rama.

Për herë të parë në historinë e këtij eventi prestigjioz, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në mënyrë madhështore në paradën e famshme të “Trachten – und Schützenzug”, ku marrin pjesë rreth 9 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, të veshur me kostume historike e kulturore.

Related Articles