Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka debatuar me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiut, raporton Gazeta Enigma.
Ata debatuan për një rast të marrëveshjes së dyfishtë nga një organizatë buxhetore.
Tutje, Murati tha se për këtë çështje është prokuroria.
Ndërsa, Haxhiu i thotë minsitrit Murati se e kanë mbajtur të fshehët nga thesari 200 mijë euro.
Në anën tjetër, edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk do ta votojnë buxhetin.
“Kam ngritur çështjen e ujësjellësit në Qirezit. Kam pritur që ai projekt do të figurojë në projekt buxhet. Kisha dashur me ditë çka ka ndodhur me ujësjellësin në fshatra të Qirezit”.
Edhe deputeti i PDK -së, Mërgim Lushtaku, tha se mes dy leximeve ka pasur komente që nuk janë mbështetur nga shumica.
“Rishikimi është më shumë kozmetik se përmbajtjesor”.
“Nuk ka as shtesa për fëmijë dhe as për qytetarë me nevoja të veçanta. Dhe nuk keni treguar që ky buxhet është për të gjitha komunat. Rritja e borxhit publik është shqetësues dhe po tregon që nuk keni aftësi m’i menaxhua. Edhe vetë iniciativat e ministrit Murati për kredi e rrit borxhin publik”.