Skenari i zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit ku Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, u përsërit sërish nga LVV e cila edhe dje e kundërshtoi certifikimin e kësaj partie.
Gjasat janë reale që sërish Lista Serbe të garojë në zgjedhjet parlamentare, me kërkesë të PZAP, teksa qëndrimet e LVV-së po shihen si “teatër politik”, shkruan Gazeta Enigma.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të 9 shkurtit Lista Serbe, në mbledhjen e parë të 23 dhjetorit të vitit 2024 nuk u certifikua nga KQZ. Pastaj Lista Serbe ishte ankuar në PZAP për moscertifikimin nga KQZ-sa dhe Gjykata Supreme kishte hedhur poshtë ankesën e LVV-së, ku më pastaj Lista Serbe pas vendimit të PZAP-së ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë subjekt politik. I njejti skenar siç duket po ndodh përsëri, pask dje(më 2 dhjetor të vitit 2025) KQZ nuk e certifikoi Listen Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
LVV ishtë kundër, kurse partitë e tjera abstenuan – në total ishin 2 votapër, 2 kundër dhe 7 abstenuan.
Por, një vendim i tillë nga ndërkombëarët u cilësua si ‘kërcënim’ për reputacionin e shtetit të Kosovës.
Si u prit nga diplomacia ndërkombëtare një ‘politikë’ e tillë nga LVV?
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves u shpreh mjaft i shqetësuar pas vendimit të KQZ-së. Hargreaves potencoi se ky vendim e dëmton reputacionin e Kosovës në raport me partnerët e saj të ngushtë.
“Thellësisht i shqetësuar për përpjekjet e fundit të disa aktorëvepolitikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesetzgjedhore. Këto veprime rrezikojnë të dëmtojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci shumëetnike dhe marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë. Shpresoj që Paneli Zgjedhor përAnkesa dhe Parashtresa të shqyrtojë sërish aplikimin e ListësSerbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës”, tha ambasadori britanik.
Tutje, edhe ambasada ShBA-së e ka kritikuar LVV-në dukë thënë se përpjekjet e saj për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë me vizion afatshkurtër dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagim të ambasadës amerikane.
Reagim të ashpër lidhur me këtë vendim të KQZ-së pati edhe Bashkimi Evropian.
Sipas BE-së, ky vendim është i gabuar dhe bie ndesh me standardet ndërkombëtare për një proces të drejtë e gjithëpërfshirës.
“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e KomisionitQendror të Zgjedhjeve të Kosovës që të mos e certifikojë Listën Srpska për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dheparti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhorgjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dheraportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së” thuhetnë reagimin e BE-së.
I menjëhershëm ishte reagimi edhe i ambasadorit gjerman Rainer Rudolph, i cili të mërkurën kritikoi refuzimin e anëtarëve të KQZ-sëpër certifikimin e Listës Serbe.
“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, u shpreh Rudolph.
Anëtari i KQZ-së nga LVV, Alban Krasniqi i është kundërpërgjigjur kritikave të ambasadorëve rreth moscertifikimit të Listës Serbe.
Sipas tij Lista Serbe menaxhon financat e Vuçiqit përmes të cilave financon kriminelët dhe i shantazhon qytetarët serb në Kosovë.
“Të dashur ambasadorë shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e ushtrimit të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetetit serb nga ana e Listës Serbe, e cila përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale dhe terroriste kundër rendit kushtetues, ajo gjithashtu kontrollon dhe menaxhon me financat e Vuçiqit në Kosovë duke shantazhuar qytetarët serb në Kosovë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar përveç policisë së Republikës së Kosovës edhe vet pjestarët e KFOR, pra bashkëkombasit tuaj. E dyta, është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar”, tha Krasniqi.
Fushatë e LVV-së?
Ish-diplomati Avni Arifi, një veprim të tilë nga Lëvizja Vetëvendosje e cilëson si ‘film’, duke shtuar se për këto gjëra dënohet Kosova në raport me partnerët ndërkombëtarë. Sipas tij, Lista Serbe në fund të fundit do të certifikohet por, dëmi do t’i mbetet imazhit të Kosovës.
“Janë “filma” të Lëvizjes Vetëvendosje që faturën e paguan Kosova qoftë me imazh qoftë me partneritet. Lista serbe certifikohet dhe merrë pjesë në zgjedhje e dëmi i mbetet Kosovës”, u shpreh Arifi për Enigmën.
Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama tha se moscertifkimi i këtij subjekti politik është pjesë e fushatës së manipulimit të opinionionit publik për të fituar vota.
“Mendoj se moscertifikimi i Listes Serbe është pjesë e fushates së manipulimit te opinionit publik ku po shfrytëzohet elementi nacionalist për te fituar vota” tha Lama për Gazetën Enigma.
Lama deklaroi se i gjithë ky ‘teatër, ka pasoja pasi çon mesazhtek ndërkombëtarët se po diskriminohen serbët si pakicë”, shtoi ajo.
“Krejt perfaqësuesit e partive politike në KQZ e dinë qe nukkane baze ligjore për te mos e certifikuar dhe se vendimi i tyredo të hidhet poshte nga gjykatat kompetente, por bëjne teater. Por ky teater ka pasojë per shtetin e Kosoves pasi çon mesazhin para botës se po diskriminihen e perjashtohen serbet si pakicë. Prandaj pati dhe reagime nga BE dhe ShBA. Pra veprimi i nxiturnga VV ështe i papjekur i dëmshem dhe anti-kombetar”, përfundoi Lama për Enigmën.
Analisti serb Branislav Krstiç, veprimet e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe i quan dredhi politike të LVV-së.
“Fatkeqësisht, aferat dhe dredhitë politike të qeverisë aktuale janë realiteti ynë. Është e qartë për të gjithë se Lista Serbe përfundimisht do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Me një vendim kaq të përkohshëm, LVV dhe Lista Serbe arrijnë interesa politike. Me këtë vendim, LVV dëshiron të mobilizojë më tej elektoratin ultranacionalist. Në të njëjtën kohë, një vendim i tillë mobilizon më tej votuesit e Listës Serbe sepse ata dyshohet se janë viktima dhe shënjestra të regjimit aktual në Kosovë. Kështu, shfaqje e lojës dhe marketing politik në favor të LVV dhe Listës Serbe”, tha Krstiç për Gazetën Enigma.
Ndërkohë, Albert Krasniqi nga organizata “Democracy Plus”, theksoi se dy anëtarët e LVV-së në KQZ duhet të shkarkohen nga pozita e tyre.
“Mjafton të lexohen reagimet e fundit të shteteve mike të Kosovës për të kuptuar qartë se si po vlerësohen veprimet e tyre destruktive. Këta dy anëtarë po i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë integritetit të KQZ-së dhe besimit publik në procesin zgjedhor.
“Anëtarët e KQZ-së betohen se do t’i kryejnë detyrat me ndershmëri, paanshmëri dhe profesionalizëm. Ligji parasheh se mandati i një anëtari mund të ndërpritet kur sjelljet apo veprimet e tij e dëmtojnë seriozisht statusin dhe integritetin e Komisionit. Një vendim i tillë merret me shumicën prej dy të tretave (2/3) të anëtarëve të KQZ-së”, u shpreh Krasniqi.
Kurse, Eugen Cakolli nga KDI, potencoi se moscertifikimin e Listës Serbe dhe votimin e diasporës i quan kauza politike tëdisa akterëve institucional.
“Mos me qenë çështjet e sajuara si ‘certifikimi i Listës Serbe’ dhe ‘votimi i diasporës’, disa akterë institucionalë as nuk do të vëreheshin nga publiku dhe as nuk do të kishin ndonjë peshë politike. Sepse roli i tyre politik varet krejt prej këtyre dramave të sajuara – ku zakonisht nis e mbaron i gjithë ‘kontributi’ i tyre”, deklaroi Cakolli.
Reagime edhe nga akterë tjerë ndërkombëtarë
Edhe OSBE ka shprehur zhgënjimin dhe shqetësimin e thellë për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
OSBE shkruan se dënojnë veprimet që minojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje dhe shtojnë se veprime të tilla përfaqësojnë një largim të qartë nga standardet zgjedhore të pranuara ndërkombëtarisht.
“Ne jemi seriozisht të shqetësuar nga polarizimi politik në rritje brenda KQZ-së, i reflektuar në sjelljen e votimit që duket se drejtohet nga interesa partiake dhe jo nga kriteret ligjore dhe parimet demokratike. Një sjellje e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë thelbësore për një organ të pavarur të menaxhimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e tyre.
Ndërsa, ish-deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, e ka konsideruar të pritshëm vendimin dhe ka mbështetur plotësisht veprimin e anëtarëve të partisë në KQZ.
“Mospjesëmarrja e Listës Serbe në garë zgjedhore është akt patriotik e kombëtar. Në kuptimin që edhe brenda komuniteti serb do të ndikonte të demokratizimin dhe krijimin një shoqëria që do të ishte me disa parti“, ka thënë Rexhaj./GAZETAENIGMA/
