“Çka po pret Prokuroria që s’po nisë hetimet për manipulimin e votave të kandidatëve?”

“Çka po pret Prokuroria që s’po nisë hetimet për manipulimin e votave të kandidatëve?”

Eugen Cakolli nga KDI ka folur rreth çështjes së ndryshimet që pati në votat për kandidatët për deputetë pas procesit të rinumërimit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtruar pyetjen se pse Prokuroria nuk po i nis hetimet.

“Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale?!”, shkruan Cakolli.

Mes tjerash ai thekson se emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit dihen.

“Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor.

Prandaj, përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme. Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”.

Related Articles