Gjykata në Gjilan ia zëvendëson Arianit Sllamnikut paraburgimin me arrest shtëpiak

Gjykata në Gjilan ia zëvendëson Arianit Sllamnikut paraburgimin me arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Gjilan ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Arianit Sllamnikut, duke e zëvendësuar paraburgimin me arrest shtëpiak.

Vendimi është marrë më 13 shkurt 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

“Gjykata… ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet nga Zyra për Informim.

Më 21 janar 2026, Sllamnikut i ishte caktuar paraburgim 30-ditor.

Ai dyshohet për veprat penale “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “eksperimente të kundërligjshme mjekësore”.

Rasti lidhet me përdorimin e barnave të kafshëve dhe terapi të ndryshme ndaj fëmijëve. Hetimet janë thelluar pas dyshimeve për trajtime të paligjshme, me përfshirjen e Policisë dhe Prokurorisë.

Related Articles