Trump thotë se do të “hakmerret” për ushtarët amerikanë të vrarë në sulmet ajrore të Iranit

Trump thotë se do të “hakmerret” për ushtarët amerikanë të vrarë në sulmet ajrore të Iranit

Donald Trump u zotua të hakmerret për vdekjen e tre amerikanëve pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe duke akuzuar regjimin iranian se “po zhvillon luftë kundër vetë qytetërimit”.

Presidenti amerikan iu drejtua viktimave, përmes një videomesazhi  duke thënë  se “ndjejmë pikëllimin për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën përfundimtare për kombin tonë, edhe pse ne vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën e tyre” dhe bëri thirrje për lutje për “shërimin e plotë” të pesë të tjerëve që u plagosën rëndë.

“Si një komb i vetëm, ne vajtojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën më të madhe për vendin tonë, ndërsa vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën. Fatkeqësisht, ka mundësi që të humbin më shumë jetë para se të përfundojë kjo betejë, por do të bëjmë çdo gjë të mundshme që kjo të mos ndodhë. Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t’u japë një goditje të ashpër terroristëve që kanë kryer veprime kundër njerëzimit. Një regjim iranian i pajisur me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore do të përbënte një kërcënim të tmerrshëm për çdo amerikan”, tha presidenti Trump.

Related Articles