Lëvizja Vetëvendosje, tash e sa kohë këmbëngul se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do lejojë rrjedhjen e “afatit 60-ditor” dhe se nuk do e aprovojë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Megjithatë, një postim i deputetit të kësaj partie, Mefail Bajqinovci, la të kuptohet se zgjedhjet e reja janë në horizont.
Kjo pasi Bajqinovci kritikoi takimet e presidentes Vjosa Osmani me qytetarët, duke thënë se takimet me qytetarë “nuk duhet të ndodhin vetëm kur fillojnë zgjedhjet”.
Një deklaratë e tillë sugjeron se vendi është në prag të zgjedhjeve të reja.
“Takimet me qytetarë janë thelbësore për një përfaqësim të drejtë dhe të përgjegjshëm. Por kjo nuk duhet të ndodhë vetëm kur fillojnë zgjedhjet – duhet të jetë praktikë e vazhdueshme, para, gjatë dhe pas tyre”, ishte shkrimi i plotë i Bajqinovcit.
