Klinika e Neurologjisë pa asnjë pacient me COVID-19

Klinika e Neurologjisë pa asnjë pacient me COVID-19

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, ka thënë se në këtë klinikë nuk ka asnjë pacient të infektuar me virusin COVID, duke shtuar se të gjithë pacientëve iu është bërë testi rapid.

“Për momentin në Klinikën e Neurologjisë nuk ka të infektuar me COVID-19. Të gjithë pacientet që janë të shtrirë në klinikën tonë janë duke u menaxhuar pa asnjë lloj problemi ose vështirësie. Ajo çfarë kemi bërë është kemi shtuar vigjilencën në kuptimin e monitorimit te pacientët me COVID-19 dhe gjithë pacientëve i është bërë testi rapid”, tha Shala.

Sipas tij, varianti “Delta” shfaqë simptoma të njëjta si COVID, por përcjellja dhe shpejtësia e infeksionit është më agresive.

“Varianti Delta është i njëjti me Sars-Cov2. Në kuptimin e potencialit dhe shpejtësisë së përcjelljes së infeksionit shfaqen tipare më agresive se virusi Covid-19 dhe në këtë aspekt prania e tij është edhe në Kosovë dhe ende nuk kemi pasur të sëmurë më këtë lloj varianti në neurologji ndonëse e kemi prezent në Kosovë”, th ai 

Related Articles