Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, Komuna e Prishtinës ka pezulluar nga puna dy inspektorë të zonës dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën.
Në një postim në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar. /Gazeta Enigma.
