Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky institut i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë rrezikimin e shëndetit për shkak të pakujdesive të disa personave tjerë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga IKSHPK u kanë thënë qytetarëve po ashtu që të mos ta nënvlerësojnë virusin, pasi ai vret.
Ndërsa, është rekomanduar qytetarët që të mbajnë maskën, distancën e higjienën.