Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë euro para të gatshme dhe veturë 25 mijë euro

Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë euro para të gatshme dhe veturë 25 mijë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për dallim nga viti i kaluar, ka deklaruar edhe dy prona shtesë. Një banesë në vlerë 120,000 euro, të cilën e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes, si të trashëguar nga prindërit.

Të trashëguar nga prindërit, në emër të gruas e ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 100 mijë euro.

Veç këtyre, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar tri prona të paluajtshme me vlerë të përgjithshme prej 615 mijë euro.

Një shtëpi 200 metra katrorë, e trashëguar nga prindërit që nga viti 1989, figuron në emër të tij dhe vlerësohet në 150 mijë euro.

Ndërkaq, pasurisë i shtohen edhe dy prona të tjera në bashkëpronësi: një shtëpi prej 214 metrash katrorë, e blerë në vitin 2014 me kredi bankare dhe kursime, me vlerë 200 mijë euro, si dhe një banesë prej 174 metrash katrorë, e blerë në vitin 2023 përmes kredie bankare, me vlerë 265 mijë euro.

Vetëm nga këto tri prona, Abdixhiku rezulton me pasuri të paluajtshme që i kalon gjysmë milioni euro.

Në emër të bashkëshortes, i pari i LDK-së ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2019, me vlerë 25 mijë euro.

Sa i përket mjeteve financiare, ka deklaruar 9 mijë e 594 euro kursime, ndërsa në të njëjtën kohë ka deklaruar edhe tri kredi aktive.

Të hyrat vjetore të Abdixhikut dhe gruas së tij janë afër 52 mijë euro.

Për më shumë ndiqeni emisionin “Kosova vendi i dytë në Evropë për varfëri, por me politikanë të pasur”, në TV dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi’’.

Related Articles