Osmani: Kosova nuk dorëzohet përballë përçarjes!

Osmani: Kosova nuk dorëzohet përballë përçarjes!

Ish presidentja dhe kandidatja për këtë pozitë nga LDK, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga tubimi i së dielës në Cyrih të Zvicrës, ku bashkë me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun, u pritën nga shumë përkrahës.

Osmani, teksa postoi një video nga ky tubim, shkroi se “Kosova nuk dorëzohet përballë përçarjes!”.

“Nga Zvicrra dje folën zemrat e shqiptarëve që kurrë nuk u dorëzuan për atdheun e tyre, Kosovën. Faleminderit bashkatdhetarëve tanë për mikpritjen e sinqertë, besimin e fortë, sakrificën dhe qëndresën ndër vite”, shkroi Osmani.

Related Articles