Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e Kurban Bajramit.
Në urimin e Tërnavës drejtuar qytetarëve, bëri thirrje për dashuri, unitet dhe solidaritet.
“Kjo festë bartë në vete edhe simbolikën e Kurbanit, një akt i lartë bindjeje dhe sakrifice dhe Zotin e madhërishëm. Kurbani, na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët, kur ndihmon nevojtarin kur afron zemrat dhe forcon solidaritetin mes njerëzve”, deklaroi Tërnava në mesazhin e tij.
