Kosova tërhiqet nga Evropiani i golfit,shkak moslejimi i flamurit shtetëror

Kosova tërhiqet nga Evropiani i golfit,shkak moslejimi i flamurit shtetëror

Federata e Golfit e Kosovës ka bërë të ditur se është tërhequr nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Seniorëve 2026, i cili mbahet sot në Qipro, për shkak të moslejimit të simboleve të Kosovës në këtë garë si e barabrtë me shtetët e tjera.

Siç ka bërë të ditur Federata e Golfit e Kosovës, vetëm pak ditë para se të fillonte kampionati, më 27 maj 2026, i është bërë e ditur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Qipros se nuk do të lejohej paraqitja e Republikës së Kosovës me simbolet e saj shtetërore në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse.

“Megjithatë, më 27 maj 2026, vetëm pak ditë para kampionatit, u informuam se, për shkak të një vendimi të autoriteteve shtetërore të Qipros, të mbështetur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Qipros, nuk do të lejohej paraqitja e Republikës së Kosovës me simbolet e saj shtetërore në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse. Konkretisht, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës nuk do të mund të shfaqej në vendin e garës në të njëjtën mënyrë si flamujt e 28 shteteve të tjera pjesëmarrëse. Është e rëndësishme të theksohet se gjatë procesit të regjistrimit zyrtar më 23 prill 2026 dhe gjatë javëve që pasuan, as Federata e Golfit e Qipros dhe as EGA nuk e kishin njoftuar Federatën e Golfit të Kosovës për ekzistimin e një kufizimi të tillë. Ky informacion u komunikua vetëm më 27 maj, pasi të gjitha përgatitjet sportive, organizative dhe financiare tashmë ishin përfunduar”, thuhet ndër të tjera në komunikatë

Golfisti kosovar Azer Bislimaj kishte siguruar kualifikimin për herë të dytë radhazi në këtë kampionat prestigjioz evropian, ku do të garonte mes përfaqësuesve të 29 shteteve dhe lojtarëve më të mirë seniorë të kontinentit.

Related Articles