Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
Në lidhje me vdekjen e Rina Krasniqit kanë raportuar fillimisht mediat lokale të Malishevës, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga faqja e fshatit Damanek përmes një postimi në Facebook.
Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë.
