Qytetarët që po hyjnë në Kosovë po përballen me pritje më të gjata në disa prej pikave kufitare, ndërsa në pjesën më të madhe të vendkalimeve qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ku koha e pritjes për hyrje arrin deri në 25 minuta.
Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me kohë pritjeje që nuk kalojnë pesë minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe të planifikojnë udhëtimin e tyre në përputhje me fluksin e qarkullimit.
