Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale që klienti i saj të lirohet nga të gjitha akuzat, duke argumentuar se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm pretendimet ndaj tij.
Menegon ka thënë se vendimi duhet të bazohet në prova dhe jo në spekulime të Prokurorisë.
“Prokuroria iu kërkon juve që të dërgoni në burg z. Thaçi për gjashtë vjet për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit, të cilat nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime dhe që të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, ka deklaruar ajo.
