Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian.
Fjalën e tij, kreu i qeverisë e nisi me incidentin e muzikë serbe kundër Kosovës në Forumin e BE, duke thënë që “të mos kalohet në heshtje” dhe “Serbia të njohë Kosovën”
“Më lejoni që të them diçka, para se t’i përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë, për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, nuk duhet të kthehet sot një e keqe përmes heshtjes. Një këngë pa shije nacionaliste, u interpretua në prag të këtij forumi, kundër gjithçkaje që përfaqësonte. Nuk është se e lëndon vetëm ndjenjat e kombit shqiptar, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por ka të bëjë me nevojën për të mos na lënë që të kalojë në heshtje atë që kërkon të na kthejë në kohë”, ka thënë Rama.
Ai ka thënë se e dinë sa e rëndësishmë është për fqinjësinë tonë, që ta mbajnë Serbinë në anën e Europës, por ka thënë se nuk duhet të lëmë hapësira për beteja mesjetare, që të kalojnë në fantazira.
“Sa më shpejt Serbia të njohë Republikën e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ne. Ne nuk po kërkojmë që të vijmë këtu, po kërkojmë që të sjellim Europën atje”, tha kryeministri Rama.
