Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 929 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin e ShSKUK-s thuhet se 723 të konfirmuar COVID pozitivë, 688 me oksigjeno-terapi dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi.