Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së të premtes.
Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai ka thene se deri tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen
“Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.