Munishi tregon se kur Gjilani do të jetë i rrezikshëm
Trajneri Ismet Munishi i është gëzuar fitores së parë të arritur me skuadrën e Gjilanit. Por, ai ka thënë se më i rrezikshëm, Gjilani do të bëhet kur do të jetë më i kompletuar.
Ai tha se Gjilani ka disa mungesa të rëndësishme. Gjilani mposhti Feronikelin 1:0 të dielën. “Feronikeli luftoi mirë, por ne i gëzohemi fitores së parë të arritur.
Janë të rëndësishme fitoret në një kampionat që do të jetë i luftuar. I përgëzoj futbollistët për angazhimin, por komplimente edhe për Feronikelin që luftoi shumë edhe kur ishte me një lojtar më pak në fushë.
Po vijnë deri te rastet, kanë punuar në fazën përgatitore, por ekipi nuk është ende i gatshëm 100 për qind. Por, kur të kompletohemi do të jemi më të rrezikshëm”, ka thënë Munishi.
Ai beson se Gjilani do të bëj gjëra të mëdha këtë edicion. “Unë besoj se kemi forcën, cilësinë dhe organizimin për gjëra të mëdha”, ka theksuar Munishi.
Gjilani javën e kaluar barazoi, ndërsa me fitoren e arritur të dielën ka grumbulluar katër pikë.