Ndonëse jemi në fund të muajit gushtë, disa nga bashkatdhetarët ende nuk i kanë përfunduar pushimet në Kosovë.
Si rrjedhojë e kësaj në pikë kalimet kufitare ende vërehet fluks i veturave. Por, për dallim nga ditët e kaluara ku pritjet për të dalë nga Kosova ishin me orë të tëra, sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare.
Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat më të frekuentuara Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore.
Edhe në pikën kufitare në Vërmicë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15-20 minuta.
Në pikat tjera pritjet janë shumë të vogla.