Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë diskutime në nivelin e ekspertëve se a duhet të përdoren antibiotikët kundër virusit COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.
Antibiotikët janë barëra antimikrobal të cilat mbysin dhe parandalojnë rritjen e baktereve edhe disa infeksioneve kërpudhore.
Ato kanë efekt shërues në infeksione dhe mund të shpëtojnë jetë, por nëse nuk merren në mënyrë të rregullt, antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.
Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për Gazetën “Enigma” se edhe pacientët të cilët me rekomandim të mjekut përdorin antibiotikë, duhet të kenë kujdes të shtuar.
“Antibiotikët janë barna që nuk rekomandohen dhe nuk jepen tek çdo pacient, po ashtu ka mungesë të literaturës që lejon antibiotikët të përdoren për një infeksion”, ka thënë Ramadani
Tutje Ramadani ka theksuar se përdorimi i antibiotikëve është gabim i madh nëse konsumohet nga personat që janë pozitiv me COVID-19.
“Antibiotikët mund të jepen vetëm atëherë kur sëmundja COVID-19 është e ndërlikuar me ndonjë sëmundje tjetër, me infeksion sekondar bakterore, që kjo vërtetohet me kontrolle mjekësore”, ka shtuar tutje Ramadani.
Ai ka folur edhe lidjur me efektet ansore që shaktohen nga antibiotikët.
“Çdo antibiotikë i dhënë pa indikacione në çdo rast me sëmundje bënë dëmtim imunologjie, ka efekte tejet negative për shëndetin dhe të sëmurin, nëse nuk është vërtetuar se nuk ka ndërlikime bakterore apo infeksione sekondare bakterore, sepse vetëm në infeksione dytësore vepron pozitivisht”, ka potencuar ai.
Ndërkaq, Ylfete Agaj, Pediatre në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se antibiotikët mund të përdoren vetëm nëse pacienti me COVID-19 ka ndërlikime shëndetësore, që ndërlidhen edhe me ndonjë sëmundje tjetër.
“Personat me COVID-19 nuk guxojnë të përdorin antibiotikë, por kjo mund edhe të ndodh me kërkesën e mjekut, vetëm nëse pacienti ka komplikacione me baktere, përndryshe nuk guxon të pendoret”, ka sqaruar Agaj.
Ekspertët shëndetësor nga e gjithë bota rekomandojnë që gjithmonë pacientët të shmangin vetë-mjekimin dhe t’i drejtohen mjekut përpara se të marrin antibiotikë./Gazeta Enigma/