Nga 13 shtator ku edhe pritet të filloj viti i ri shkollor, të gjithë mësimdhënësit që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin testin negativ për COVID-19.
E rreth 90% e personelit arsimor janë vaksinuar, ka pohuar kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj, ka thënë se procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, derisa ka treguar se do të takohem me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci ku edhe do të bisedojnë për këto tema.
“Nga shënimet që i kemi marr shihet që gjendja e vaksinimit te personeli arsimor dhe të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit ka shkuar mirë dhe kryetarët e nga nivelet komunale kanë pasur raportet e tyre”.
“Në javën e kaluar kanë thënë se e ka kaluar 80% dhe unë besoj se nga ajo kohë deri më tani bazuar edhe në informatat që kemi do të ketë arrit mbi 90%.Sot kemi një takim me ministren Arbërie Nagavci dhe do të diskutomë edhe këtë çështje”.
Meqenëse javëve të fundit është rritur edhe numri i rasteve me COVID-19, ajo çka mbetet shqetësuese është se varianti Delta në numër të madh po prek edhe fëmijët.
Mirëpo SBAShK-u mirëpret çfarëdo lloj vendimi që vjen nga IKShPK-ja, MAShI-i dhe MSh-ja, edhe nëse vendoset që mësimi me 13 shtator të fillojë me ndonjë version tjetër.
“Ne do të respektojmë çdo vendim, që sjellë IKShPK, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, nëse ata e shohin të udhës që duhet të bëjnë ndonjë veprim të tillë ne do ta përkrahim apo nëse ata dalin që me 13 shtator dalin me ndonjë version tjetër të mësimit, mësimdhënësit do të jenë të gatshëm edhe për këto versione dhe kanë gatishmëri që të fillojnë vitin e ri shkollor”.
Me vendim të Qeverisë fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për 13 mars pas rritjes së numrit të rasteve.