Kosova arriti dje fitoren historike në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Botëror, duke e mposhtur Gjeorgjinë në udhëtim me rezultat minimal, 0:1.
“Dardanët” janë rikthyer në Kosovë, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshjet tjera, ndaj Greqisë më 5 shtator dhe ndaj Spanjës më 8.
Momentalisht, Kosova gjendet në vendin e tretë në grup dhe ende ka gjasa për kualifikim.
Faqja zyrtare e FIFA WORLD CUP i ka komentuar Federatës së Futbollit të Kosovës në njërën nga fotot e publikuara dje.