Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Pejë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona në Pejë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Ekonomike ” Ali Hadri”, në Pejë.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta, ku Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar në Spital, por më vonë të njetit kanë njoftuar Policinë kanë ndërruar jetë, ndërsa njëri është i plagosur”, ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet hetimore.
/Gazeta Enigma/.