Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës.
Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin.
Lexo Edhe:
Dyshohet se ka viktima nga zjarri në qendrën COVID në Tetovë
Raportohet se si pasojë e zjarrit ka viktima pacientë dhe staf shëndetësor.
Zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital.