Si pasojë e zjarrit që ka kapluar spitalin modul për Covid në Tetovë kanë vdekur dhjetëra pacientë dhe staf mjekësor.
Deri më tani ka mbi 24 viktima. Mes tyre personel mjekësor dhe familjar te pacienteve qe ka qëndruar brenda për ti ndihmuar pacientët.
Vetëm 5 pacientë kanë arritur të shpëtojnë gjallë dhe ata janë nisur menjëherë për në spitalin e Shkupit.
Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes duke u munduar të shuajnë zjarrin që ka kapluar Spitalin modul për COVID të Tetovës.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se ka viktima në zjarrin që ka shpërthyer në Tetovë, ndërsa numri i tyre saktë ende nuk dihet, dhe se autoritetet janë duke punuar për të konfirmuar.
“Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit. Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali ka folur për rastin.
Ajo tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.
Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë sipas të cilit rasti është lajmëruar në orën 20:02 minuta derisa zjarri është shuar në 21:45.