Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë.
Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, raporton AlsatM, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Edhe Filipçe, si kolegët e tij paraprakë e justifikon vendimin me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës.
Para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me COVID-19 në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt. Deri më tani, për këtë nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.