Pas pushimit dy-javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për eliminatoret e Kupës së Botër, sot rikthehet edhe Superliga e Kosovës në futboll.
Stadiumi “Liman Gegaj” do ta mirëpres njëren nga ndeshjet me interesante të kësaj jave, derisa pikërisht në këtë fushë do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Dritës.
Nuhiu i Dritës ka thënë se ka analizuar ekipin e Arsim Thaqit dhe se dëshiron vetëm tre pike, ndërsa Thaqi ka paralajmëruar se kërkojnë rezultat pozitiv në këtë takim.
Ndeshje e zjarrtë zhvillohet edhe në “Bajram Aliu” e ku takohen Drenica me Prishtinën. Dy skuadrat kanë sjellur gjithmonë rivalitet në fushë dhe përqëndrimi pritet të jetë në të dy taboret për të marrë pikët maksimale.
Ndërsa në Suharekë përballen Ballkani dhe Ulpiana, portokallinjët të motivuar nga fitorja në kryeqytet kërkojnë të arkëtojnë tre pikët e radhës. Ndërsa lipjanasit në kryer me trajnerin Tetova pritet të tregojnë Ulpianën e vërtetë.
Të tre ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00.