Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit në ShBA, FSK së bashku me ushtrinë amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët kondicional.
Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se me ushtrinë amerikane do të ndajnë gjithmonë edhe dhimbjen edhe krenarinë.
“Regjimenti i Parë i Këmbësorisë së FSK-së së bashku me Brigadën e 86-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në marshim të përbashkët kondicional në përkujtim dhe nderim të viktimave të 11 Shtatorit 2001. Me kombin dhe ushtrinë amerikane do të ndajmë gjithmonë, edhe dhembjen edhe krenarinë! Sepse, Së bashku jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.
Kujtojmë se njëzet vjet më parë, 19 anëtarë të rrjetit terrorist Al-Kaida kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në tokën amerikane. Për vetëm pak orë, sulmuesit goditën objektiva në zemër të ekonomisë dhe Qeverisë amerikane, duke vrarë gati 3,000 civilë.