Ismaili: Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë pacient me COVID

Ismaili: Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është asnjë pacient me COVID

Në Klinikën e Gjinekologjisë ka tri ditë që nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19, kështu ka thënë drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismaili.

Tutje, doktor Ismaili tha se janë 210 paciente duke u trajtuar në Klinikë, por me që nuk janë të infektuara me virusin COVID.

“Ka tri ditë që nuk e kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin COVID në Klinikën Gjinekologjike. Për momentin nuk është asnjë paciente me Covid por janë 210 paciente të hosiptalizuara”, tha Ismaili.

Mes tjerash, ai theksoi se gjendja tash është stabile në Klinikën Gjinekologjike, duke shtuar se gjendja po i  kthehet normales.

“Situata është stabile. Tash jemi liruar edhe me paciente me Covid. Gjendja është normale dhe kemi filluar edhe me ambulanta specialistike nuk e kemi ndërpre asnjëherë. Kemi filluar edhe me programin efektiv që nga sot kështu që gjendja është në rrjedha normale”, ka deklaruar ai.

Related Articles