Projekti për Vetingun procedohen në Qeveri, parashihet të përmbyllet brenda 5 viteve

Projekti për Vetingun procedohen në Qeveri, parashihet të përmbyllet brenda 5 viteve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar të mërkurën që koncept-dokumenti për zhvillimin e Vetingun në sistemin e drejtësisë, është proceduar për votim në Qeveri, raporton Gazeta “Enigma”.

Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje për këtë proces, teksa ka njoftuar se i gjithë procesi do të përmbyllet në një afat optimal prej 5 viteve.

“Një nga prioritet e Ministrisë së Drejtësisë, është procesi i Vetingut, prandaj sot pas një punë të jashtëzakonshme, intensive ne e kemi proceduar për në Qeveri koncept-dokumentin për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, e i cili do votohen në mbledhjen e radhës të Qeverisë. Vetingu do të filloj me hierarkinë kryesore për të vazhduar në nivelin më të ulët, dhe do të përmbyllet në një afat optimal prej 5 viteve.”, ka njoftuar Haxhiu.

Tutje ajo ka cekur problemet me të cilat sfidohet ky sistem. “Sistemi i drejtësisë vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta. Ka tashmë disa vite që raportet ndërkombëtare dëshmojnë rënien e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Krahsas problemeve tjera shkaktar kryesor del të jetë integriteti i mangët i pjesëtarëve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, profesionalizmi nën nivelin e dëshiruar dhe ndikimet nga jashtë”, ka thënë ajo.

Haxhiu mes tjerash ka potencuar se Qeveria është zotuar për fuqizim të institucioneve të drejtësisë. /Gazeta “Enigma”.

Related Articles